Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (2024) është "Pyjet dhe inovacioni: Zgjidhje të reja për një botë më të mirë". Inovacionet dhe teknologjia kanë revolucionarizuar monitorimin e pyjeve, duke u mundësuar vendeve të gjurmojnë dhe raportojnë mbi pyjet e tyre në mënyrë më efektive. Veçanërisht, 13.7 miliardë ton reduktime ose përmirësime të emetimeve të dioksidit të karbonit në pyje janë raportuar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike përmes monitorimit transparent dhe inovativ të pyjeve.

OMM “Gjethi” si implementues i kësaj date tradicionale mjedisore nën financimin e KEP Trust, sponsori ynë shumëvjeqar organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve më dt. 21 Mars 2024 me fillim në ora 10 00.

“Gjethi” si prioritet gjatë vitit 2024 e ka çështjen e pyjeve, me fokus në prerjen ilegale të tyre.

Gjatë kësaj dite tanimë kemi planifikuar mbjelljen e fidaneve në tri lokacione në qytetin e Kaçanikut. Në IAAP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, Gjimnazi “Skënderbeu” – Kaçanik si dhe në hyrje të qytetit. Në të njejtën kohë do të bëhet mbjellja e bimëve dekoruese shumëvjeqare, fidaneve si dhe disa fidaneve të Qershisë një risi që tanimë po bëhet tradicionale.

Ftojmë qytetarët dhe entuziastët e mjedisit të vijnë dhe të na bashkangjiten në shënimin e kësaj date mjedisore.

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve festohet çdo vit më 21 Mars. Kjo ditë u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012 për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve. Ai shërben si një kujtesë për rolin kritik që luajnë pyjet në mjedisin tonë dhe mirëqenien e brezave aktualë dhe të ardhshëm.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (2024) është “Pyjet dhe inovacioni: Zgjidhje të reja për një botë më të mirë”. Inovacionet dhe teknologjia kanë revolucionarizuar monitorimin e pyjeve, duke u mundësuar vendeve të gjurmojnë dhe raportojnë mbi pyjet e tyre në mënyrë më efektive. Veçanërisht, 13.7 miliardë ton reduktime ose përmirësime të emetimeve të dioksidit të karbonit në pyje janë raportuar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike përmes monitorimit transparent dhe inovativ të pyjeve.