Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030′.

OMM „Gjethi“ me ftesën e INDEP Institutiti për Politika Zhvillimore si organizatorë, mori pjesë në edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030′. Forumi u mbajt më datën 30 nëntor.

🔈 Pastaj, në pjesën e dytë u diskutua “Mbështetja teknike, monitorimi dhe raportimi për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në nivel kombëtar” dhe në fund u mbajt paneli i diskutimit: “Rëndësia dhe angazhimi i qeverisjes lokale për zbatim dhe monitorim të Agjendës 2030 dhe OZhQ-ve’

✒️ Panelist në këtë forum ishin:

• Arbër Vokrri, Zv. Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

• Fatmire Kollçaku, Kryesuese e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

• David Oberhuber, Drejtor i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

• Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP

• Vedat Sagonjeva, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik

• Ilir Berisha, Drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

• Cornelia Schneider, Shefe e Zyrës së Koordinatores së OKB-së për Zhvillim

• Adnan Vila, Zyrtar i CSR-it, Sharrcem

• Ferit Idrizi, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

• Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë

• Voltana Ademi, ish-Kryetare e Komunës së Shkodrës

• Fitim Mulolli, Ekspert i pavarur

Përndryshe,

👨‍💼 Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është një plan i veprimit për njerëzit, planetin dhe prosperitet. 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OzhQ-të) dhe 169 indikatorët e kësaj agjende adresojnë sfidat më të mëdha globale me të cilat përballemi në mijëvjeçarin e fundit, duke përfshirë varfërinë, pabarazinë, ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, paqen dhe drejtësinë. Adaptimi i kësaj agjende në politikat shtetërore është në baza vullnetare, por që është e pritshme që shtetet të ndërmarrin masa për zbatim të saj, përfshirë ndërtimin e mekanizmave të raportimit dhe përcjelljes së progresit dhe përfshirjen e kornizës së OZHQ-ve në kuadrin e politikave të nivelit qendror dhe lokal. Në vitin 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutën për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të së cilës u themelua edhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm si një ndër trupat kryesor drejt promovimit dhe avancimit të kësaj agjende. Një nga sfidat thelbësore në rrugën e adaptimit të Agjendës 2030 në politikat shtetërore është vendosja e targeteve nacionale. Vendosja e targeteve kërkon të dhëna bazë për indikatorët e caktuar në mënyrë që të bëhet një planifikim me hapa konkret në përmbushjen e atyre targeteve.