Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Shenimi i Dites Nderkombetare te Pyjeve

Gershetimi i gjelberimit/ pyjeve me hapesira publike rezulton ne nje doze interaksioni te shendetshem te natyres me jeten sociale per banorin e se tashmes ne krahasim me te kunderten ku shumecka shkon drejt urbanizimit dhe betonimit.

Perkitazi, permes shenimit te Dites Nderkombetare te Pyjeve, pertej mbjelljes se mbi 100 fidaneve dekorative, pemeve frutore dhe luleve shumevjecare, Gjethi arriti te beje se bashku shume aktere social te jetes lokale dhe rajonale te Rajonit Jug-Lindor te Kosoves. Pervec Gjethisteve, per ti dhene jete natyres, me ne sot ishin:

-Stafi i KEP TRUST te cilet i falenderojme me kenaqesi qe sikur edhe vite me pare financuan eventin dhee bimet qe i mbollem;

-Handikos/ Kacanik me femijet e mrekullueshem;

-Komuna e Kacanikut me Njesine e Mjedisit dhe Hapesirave Publike;

-Stacionin Policor Lokal me Komandantin dhe ekipin e tij;

-Stafin dhe nxenesit e Gjimnazit Skenderbeu;

-Stafin dhe nxenesit e Shkolles se Mesme Profesionale;

-QKMF e Kacanikut

-Ekolulishtja nga Ferizaj; dhe

-Zdrukthtaria Berisha nga Dubrava e Kacanikut.

-Ju ftojme ta shijojme dhe ruajme kete natyre se bashku