Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Perfundoi me sukses në Kaçanik trajnimi MONITORIMI/ MATJA E PERFORMANCËS SË QEVERISË KOMUNALE RRETH PLANIFIKIMIT DHE VEPRIMIT TË GJELBËR.

Pas trajnimit intensiv të “gjethistëve” përvojat e përfituara në trajnimin e mbajtur në Prishtinë u deleguan me palët e interesit dhe ky trajnim u përsërit në Komuën tonë. Prezent në këtë ngjarje intensive tërë-ditore ishin përfaqësues nga fshatrat Strazhë, Dubravë, nxënës të dalluar nga Shkolla e mesme Skenderbeu, përfaqësues nga SHMP “Feriz Guri dhe Vellezerit Qaka”, përfaqësues nga SHFMU “Emin Duraku” përfaqësues nga KVLR – Kaçanik, Handikos Kaçanik, Kyqi i kuq – Kaçanik, gazetarë, përfaqësues të suksesshëm nga komuniteti i biznesit, qytetarë dhe dashamirë të mjedisit në regjionin tonë.

Temat që u diskutuan dhe prezantuan ishin:

• Prezantim: Analizë e platformës zgjedhore të Kryetarit të Komunës

• Si të kuptojmë që premtimet zgjedhore janë bërë pjesë e programeve qeverisëse të Komunave (janë përfshirë në politika dhe bugjete komunale)

• Hyrje në Agjendën e Gjelbër/përkthimi i rekomandimeve në politika komunale

• Hyrje në kompetencat e qeverisë lokale (sipas kornizës ligjore)

• Hapat e zhvillimit të një politike lokale mjedisore (nga ideimi deri në realizim). Listimi i hapave dhe në cilat hapa ideohet dhe bashkë-dakordohet me publikun.

I tërë ky angazhim ishte intensiv, interaktiv dhe dinamik. Kjo përzgjedhje e pjesmarrësve na le të kuptojmë se ende ka njerëz që e dojnë këtë vend dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e debatit dhe aktiviteteve publike, aty ku preket dhe ndikohet në jetët tona.

“Promovimi i aktivizimit të gjelbër në komunitet” është një projekt i cili në komunën e Kaçanikut implementohet nga OMM Gjethi, kurse financohet nga KDI dhe mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci UNDEF FUND.