Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Takimi me krerët e Komunës Kaçanik

Sot më dt. 23 janar 2024 OMM Gjethi pati një takim më Kryetarin dhe Nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut.

U diskutua për disa tema të cilat e preokupojnë organizatën tonë dhe pati diskutime te frytshme. Komuna Kaçanikut është një palë interesi e rëndësishme në aktivitetin e OJQ-së sonë, marrë parasysh edhe faktin se OJQ e jonë e ka selinë në Kaçanik. Gjatë diskutimit u prekën çështje që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm. Në mesin e tyre u fol edhe për projekte në fushën tonë të operimit, mundësitë e shtimit të angazhimit nga të gjitha palët e interesit si dhe sfidat që iu kemi si komunë e regjion.

Vitin e kaluar OMM Gjëthi ka pasur prioritet çështjen e ujërave dhe ka pasur angazhime gjatë tërë vitit në këtë sferë. Si produkt i angazhimit të Shoqërisë civile si dhe palëve të interesit kemi një pasqyrë më qartë se ku jemi dhe ku dojmë të shkojmë si shoqëri.

Këtë vit ne si OJQ do të fokusohemi në çështjen e shkatërrimit të pyjeve dhe angazhimi ynë do të intesifikohet në këtë drejtim.

Takimet në fillim të vitit nme Kryesinë e Komunës, Kaçanik janë tashmë tradicionale dhe kanë karakter të përmirësimit të jetës së qytetarëve.