# Gjendja alarmante e Lumit Nerodime, diskutime me Kryetarin e Komunës së Ferizajit z. Agim Aliu.

☘️Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, sot pati kënaqësinë të takojë Kryetarin e Komunës së Ferizajit z. Agim Aliu🏛️. U diskutua në shumë sfera që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore në rajonin tonë, por fokusi kryesor ishte ndërtimi i një impianti për trajtimin e këtyre ujërave si dhe ujërave industrial 🏭 që derdhen në komunën e Ferizajit.

Njiashtu jemi të vetëdijshëm se një process i tillë eventualisht duhet të kryhet edhe në Komunën e Kaçanikut sepse edhe kjo komunë është ndotës i njejtë por në shkallë më të vogël.

Gjatë diskutimit u theksua se herët apo vonë ne do të jemi të obliguar tî implementojmë këto projekte sepse aspirojmë që të jemi pjesë e BE-së. Kryefjala e diskutimit ishte era e rëndë që kutërbon gjatë muajve të verës në fshatrat dhe qytetin e Kaçanikut.

Opinioni duhet ta ketë të qartë se janë disa impiante në Kosovë që janë përfunduar, por edhe disa që janë në faza të ndryshme të implementimit. Po i përmendim disa, në Prizeren, Pejë, Gjakovë, Gjilan e së fundmi ka përparime edhe në çështjen e impiantit në Prishtinë. Komuna e Ferizajit si taksapagues serioz dhe komunitetet që jetojnë përreth Lumit Nerodime që janë pala më e dëmtuar nuk e meritojnë një gjendje të tillë.

☞Për fat të keq vlen të theksohet se impianti i Ferizajit nuk ka kaluar gjatë shqyrtimit në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe nuk ka ndonjë alternative tjetër për momentin dhe kjo gjendje do të vazhdojë kështu 5-10 vitet e ardhshme.

☞Poashtu e njoftojmë opinionin se si OJQ mjedisore prioritet e kemi çështjen e lumenjëve me fokus në Lumin Nerodime, deri në zgjidhjen përfunditmare të ketij problemi.