Bashkëpunim për të ardhmen e ujërave tona!

💧

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Ujit, bashkuam forcat me drejtorë/zyrtarë komunalë, asambleistë (Komuna e Kaçanikut) dhe përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile në Kaçanik për të diskutuar dokumentin punues të Letrës me Rekomandime për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore. Në fokus të bisedës ishte profili i pellgut të lumit Lepenc, duke analizuar potencialin e ndërlidhjes mes katër komunave dhe sfidat kritike si ndotja, degradimi i shtretërve dhe çështjet e ujërave atmosferik (që si pasojë kemi vërshimet dhe thatësirat). 🗺️🌿

Ky bashkërendim i forcave shërben si bazë për kapitujt e radhës, ku do të detajohen rekomandimet konkrete në nivel të politikave propozuese dhe projekteve kapitale. Synimi ynë mbetet i qartë: mbrojtja e ekosistemit dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm përgjatë gjithë pellgut Lepencit. Bashkë drejt zgjidhjeve afatgjata! 🌊✅

Projekti “Ambasadorët e Ujit: Krijimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit” mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#gjethi#acquaambassadors

#iwrmkosovo#watermanagementkosovo