“Përgatitja e Kujdestarëve Mjedisor”, duke shpalosur angazhimin 9-vjeçar të rinisë dhe nxënësve në projektet tona.

Rrugëtimi 9-vjeçar i angazhimit të rinisë/nxënësve 🧑‍🎓🤝

Organizata (OMM) Gjethi pati kënaqësinë të jetë nikoqir i takimit “Përgatitja e Kujdestarëve Mjedisor”, duke shpalosur angazhimin 9-vjeçar të rinisë dhe nxënësve në projektet tona.

Prezantimi dhe diskutimi interaktiv që pasoi theksuan përfshirjen e tyre në të gjitha fazat:

1. Planifikimi Strategjik & Dizajnimi: Inputet për PVM-në dhe politika të ngjashme, deri te dizajni i hapësirave publike.

2. Veprimi në Terren: Mbjellja/mirëmbajtja e bimëve dhe rregullimi i mobilerisë (ulëse/tavolina);

3. Edukimi & Shkenca Qytetare 📚💧: Orë mjedisore dhe auditimet e ujit.

Takimi priti përfaqësues nga IWRM-K dhe Skat, si dhe partnerë kyç si Profesionistët e Rinj të Ujit, OJQ-të partnere @CSD/Graçanica dhe CEDE/Drenas 🌍, me këta të fundit të cilët ndanë edhe përvojat e tyre në këtë fushë. Falë Democracy Plus që lehtësoi takimin, diskutimi ishte shumë interaktiv dhe frymëzues!

Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në këtë diskutim të rëndësishëm! 🙏

Takimi është pjesë e Menaxhimit të Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#gjethi#acquaambassadors

#IWRMKosovo#watermanagementkosovo