“E Ardhmja e Gjelbër dhe Rinia”, organizuar nga OSBE dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.

Sot, ishte kënaqësi të merrnim pjesë në panelin e rëndësishëm të diskutimit me temë “E Ardhmja e Gjelbër dhe Rinia”, organizuar nga OSBE dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj. Në cilësinë e Menaxherit të Programitt në OMM “Gjethi”, theksova angazhimin tonë të plotë në Planifikimin Mjedisor dhe Klimatik, duke zhvilluar dhe mbështetur dokumente strategjike si Plani Lokal për Veprimim Mjedisor. Përtej planifikimit; si OJQ e vteme në Kosovë, ne vazhdojmë të jemi aktivë në implementimin në terren të hapësirave publike; dhe trajtojmë çështje kritike si sfidat e menaxhimit të mbeturinave (përmes edukimit, përmirësimit të menaxhimit dhe riciklimin/ndarjen e tyre), si dhe rrisim zërin kundër ndikimit mjedisor të hidrocentraleve të vogla në rajonin juglindor të Kosovës.

Për një të ardhme më të gjelbër dhe më të sigurt, theksi mbetet tek rinia! Ne prezantuam mënyra konkrete sesi të rinjtë mund të bëhen forca kryesore për ndryshim përmes angazhimit të drejtëpërdrejtë dhe fuqizimit qytetar. Kjo përfshin pjesëmarrjen aktive në projekte si “Aqua Ambassadors” për të adresuar problemet e menaxhimit të ujit përmes implementimit të nën-projekteve të infrastrukturës së gjelbër dhe efiçiencë së sujit në shkolla, duke shërbyer si zëri i përgjegjshëm i shoqërisë. Së bashku, “Ne Jemi Identiteti” i ndryshimit që duam të shohim! 🌳💧♻️

#Gjethi#AcquaAmbassadors