Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Auditimi i ujit vazhdon!
Ferizaj i shtohet laboratorit të “Ambasadorëve të Ujit”
Jemi të ngazëllyer të njoftojmë se udhëtimi ynë me “Ambasadorët e Ujit” u ndal sot në Ferizaj, duke shndërruar sallën e Gjimnazit Natyror “Kuvendi i Arbrit” në qendrën tonë të re të analizës! ![]()
![]()
Ky sesion bashkoi nxënësit e këtij Gjimnazi si dhe Shkollës së Mesme Profesionale, të cilët u përfshinë në një auditim të thelluar të kualitetit të ujit.
Nxënësit demonstruan aftësi të jashtëzakonshme duke analizuar me përpikëri mostra të ujit. Ata matën me saktësi parametra kyç si pH, Përçueshmëria Elektrike (EC), Shkallët e Ngurta të Tretshem (TDS), Temperatura, Oksigjeni i Tretshëm, dhe nivelet e Nitrateve/Fosfateve. Për më tepër, ata u trajnuan për teknikën e marrjes së mostrës dhe matjen e turbullirës – aftësi bazë për çdo profesionist të ujit!
Entuziazmi dhe kureshtja e tyre dëshmuan edhe një herë se rinia është mbrojtësi potencial më i mirë i resurseve tona ujore. ![]()
Një falënderim i përzemërt shkon për: Nxënësit e Ferizajt për angazhimin dhe seriozitetin e tyre, Stafin mikpritës të Gjimnazit Natyror “Kuvendi i Arbrit” për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe Drejtorinë e Arsimit/Komuna e Ferizajt për mbështetjen e vazhdueshme në edukimin mjedisor dhe realizimin e projektit.
Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).
#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo



