Punëtoria “Nga koncepti në veprim – Iniciativë bashkëpunimi ndërkomunal për ujin”

Punëtoria “Nga Koncepti në Veprim”: U Publikua Raporti i Bashkëpunimit Ndërkomunal për Ujin!

Menaxhimi i integruar i ujërave (IWRM) është themeli i qëndrueshmërisë mjedisore dhe zhvillimit socio-ekonomik për Komunat e Kaçanikut dhe Ferizajt. OMM Gjethi ka publikuar raportin e punëtorisë ndërkomunale “Nga Koncepti në Veprim – Iniciativë Bashkëpunimi Ndërkomunal për Ujin” , të organizuar si pjesë e projektit “Ambasadorët e Ujit”. Ky raport nxjerr në pah dialogun intensiv ndërmjet qeverisjes lokale, shoqërisë civile, të rinjve dhe partnerëve ndërkombëtarë , të gjithë të fokusuar në integrimin e IWRM-së dhe në përmirësimin e infrastrukturës së gjelbër. Punëtoria siguroi një kornizë fillestare bashkëpunimi dhe hodhi hapat e fillestar drejt rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore në rajon.

Raporti ofron një përmbledhje të thelluar të sfidave rajonale të ujit në pellgun e Lepencit dhe përcakton objektiva të zbatueshme si përgatitja e një Letre Rekomandimi për politikat lokale dhe identifikimi i vendeve pilot për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër. Projekti Ambasadorët e Ujit do të vazhdojë duke angazhuar nxënësit e shkollave të mesme si kujdestarë aktivë dhe duke zbatuar përmirësime të efiçiencës së ujit në shkollat e përzgjedhura. Ju ftojmë ta shfletoni raportin e plotë (shqip dhe anglisht) në linkun më poshtë për të parë idetë e përbashkëta dhe hapat e ardhshëm. Kontributi juaj i vazhdueshëm është thelbësor!