Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Është kënaqësi të shohësh të rinjtë që kthehen në Ambasadorë të Ujit! ![]()
![]()
Përjetuam një tjetër ditë të mbushur me frymëzim dhe bashkëpunim në punëtorinë e dytë interaktive, këtë herë në Komunën e Ferizajt!
Nxënësit dhe stafi i shkollave, komuniteti, OJQ-të dhe administrata komunale u bashkuan për të vazhduar misionin e përbashkët për një mjedis më të pastër, duke u fokusuar në menaxhimin më të mirë të ujit.
Nxënësit identifikuan burimet e ndotjes së ujit dhe propozuan masa konkrete për efiçiencën e ujit në shkolla dhe komunitet. Përveç kësaj, ligjëratat interaktive shërbyen si një platformë ku të gjithë thelluan njohuritë rreth menaxhimit të integruar të ujit, veçanërisht përmes zbatimit të infrastrukturës së gjelbër.
Një falënderim i veçantë shkon për Komunën e Ferizajt dhe Drejtorinë e Arsimit për gatishmërinë e tyre dhe punën e përbashkët! Dhe ky është vetëm fillimi.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.
Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).
IWRM-K
#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo




