👉Të nderuar qytetarë të komunës sonë e më gjerë, ftohen të gjithë biciklistët, dashamirët e natyrës si dhe meraklitë e bicikletave, që

📅 Më 25 tetor 2025 ora 10 30 mbahet organizimi i ngasjes së bicikletave tanimë tradicional. Ky organizim mbahet për nder të datës mjedisore “Dita pa makina”. Ftohen të gjithë entuziastët e bicikletave që të shënojmë këtë ditë me rekreacion dhe ngasje të bicikletës.

📍 Nisja bëhet nga Sheshi i ri i qytetit dhe vazhdon deri nëpër Kovaçec, Nikaj, Soponice dhe përfundon në lokacionin pitoresk të Lumit Lepenc në Sllatinë dhe kthehemi mbrapa. Inkurajojmë të rinjtë dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë dhe të kalojnë një ditë të bukur me një mot optimal prej 18 C.

💸Sponsor general I kësaj ngjarjeje është KEP Trust. Të pranishmit do të përcillen nga Policia e Republikës së Kosovës. Shujta, frutat dhe uji gjatë organizimit do të sigurohen nga organizatori dhe sponsori.

Sponsor i ngjarjes: KEP Trust

Vendtakimi: Sheshi i qytetit Kaçanik.

Ora dhe data; e shtunë Më 25 tetor 2025 ora 10 30

🗒️ SHËNIM: Pjesmarrësit inkurajohen të marrin dhe të bartin edhe helmetat mbrojtëse gjatë ngasjes së bicikletës.

Mos e le pa ardhë!

🍃 OMM Gjethi “Ne jemi identiteti”