Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Çfarë dite frymëzuese në Aktivitetin Interaktiv për të Rinjë: Ambasadorët e Ujit!
Nxënësit nga shkollat e mesme dhe fillore të Kaçanikut, mësuesit dhe partnerët e komunitetit u bashkuan për të eksploruar ekosistemet e ujit dhe për të ideuar hapa konkretë për të vepruar në shkolla dhe komunitet. Kreativiteti dhe puna në grup me të vërtetë ngjyrosi atmosferën me energji të jashtëzakonshme! 🌍💡
Pikat kryesore:
• Nxënësit udhëhoqën identifikimin e burimeve të ndotjes dhe propozuan masa të reja për reduktimin e saj, duke përfshirë planifikime praktike për ndërtimin e Infrastrukturës së Gjelbër në afërsi të shkollave dhe në komunitet. 🌿🛤
• U prezantuan ide për eficiencën e ujit në shkolla, duke përfshirë ide rinovuese që kursejnë ujin dhe përmirësojnë kualitetin e mjedisit në shkolla. 🚰✨
• Diskutime interaktive mbi Infrastrukturë të Gjelbër (raingardens, bioswale, etj.) të përshtatura me realitetin lokal dhe nevojat e menaxhimit të ujit. 🏞️💧
Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit, mësuesit dhe partnerët. Ndiqni punën tonë në rrjetet tona sociale për tu informuar për aktivitetet e ardhshme dhe mundësitë për të marrë pjesë. . Sot dhe për të ardhmen, po kthejmë dijen në veprim për një vend më të shëndetshëm dhe më të pastër! 📣🌱
Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).
IWRM-K
#Gjethi #AcquaAmbassadors
#IWRMKosovo #WaterManagementKosovo


