Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Kosova është plot me ndryshimtarë që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj, vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer, sidomos kur përkushtimi vjen në formën e punës vullnetare.
Kjo kampanë e organizuar nga TOKA dhe mbështetur nga OJQ Gjethi, si Ambasador i Vullnetarizmit, ka synimi të njohim, të promovojmë dhe të zgjerojmë pjesëmarrjen në vullnetarizëm përmes Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.
Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, individët, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në 2 kategori:
Secila kategori përfshin disa çmime.
Kategoria A: TË RINJTË, ka këto çmime për 4 të rinj:
Afati për të nominuar për këto çmime të Kategorisë A është 30 shtator 2025. Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimit, klikoni në këtë link.
Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:
Afati për të nominuar për këto Çmime të Kategorisë B është 30 shtator 2025.
Për informata shtesë, kontaktoni në cmimetevullnetarizmit@toka-ks.org apo +383 38 704 560.
