Fletënotimi mjedisor i komunave

“Fletënotimi mjedisor i komunave” – i pari I këtij lloji në Kosovë i realizuar nga #KDI që prek probleme thelbësore e praktike mjedisore në nivel lokal është publikuar sot.

Katër kryetarë të komunave, shpalosën sfidat dhe praktikat e mira të qeverisjes së gjelbër lokale duke u nisur nga procesi se si ata dalin me ofertat programore mjedisore deri te zbatimi i tyre gjatë mandatit qeverisës – nga efektet e projekteve të gjelbëra në mirëqenien e qytetarëv deri tek nevoja që këto projekte të marrin vëmendje kombëtare.

Sipas Fletënotimit Mjedisor, deri në dhjetor të vitit 2024, në 11 komuna ku është kryer hulumtimi janë përmbushur vetëm 27.27% e premtimeve të gjelbra, duke reflektuar një mungesë të theksuar të llogaridhënies dhe një qasje anemike ndaj qeverisjes së gjelbër.

Hulumtimi është realizuar në bashkëpunim me OJQ-të partnere pjesë të Aleancës Qytetare për Transparencë.

Në mesin e komunave pjesmarrëse ne Fletënotimn mjedisor ishte edhe komuna e Kaçanikut. Të gjeturat deri në periudhën dhjetor 2024 i monitoroi OJQ e jonë OMM “Gjethi”.

Kryetari i komunës së Kaçanikut Z. Besim Ilazi si premtime zgjedhore i kishte 94 premtime kurse ato të gjelbra ishin 28. U diskutua për dinamikën e tyre, sfidat por edhe rezultatet e arritura. U theksua poashtu se komuna e Kaçanikut edhe pse komunë e vogël, me premtime të gjelbra ishte menjëherë pas komunës së Prishtinës.

Një pjesë e diskutmit u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i Gjethit Valon Raka. Gjethi gjatë tërë këtij monitorimi ishte partner me KDI-në në dy projekte të ndryshme njëri ndër ta ishte edhe monitorimi i premtimeve të gjelbra.

Fletënotimin mund ta gjeni në linkun:

https://kdi-kosova.org/…/fletenotimi-mjedisor-i-komunave

#merrfrymegjelber#veprogjelber#AQT#KDIGreen