Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Ora e gjelbër – Prezantimi me titull PROJEKTET E GJELBRA, KOMUNA KAÇANIK, PREMTIMET E KRYETARIT me fokus, Ndërtimi i stazës së çiklizmit Kaçanik – Hani Elezit, përgjatë lumit Lepenc

Gjatë ditës së djeshme u mbajt Ora e gjelbër, aktivitet ky i planifikuar në kuadër të projektit “Promovimi i aktivizmit të gjelbër komunitar në Kosovë” i cili synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet në 12 komuna të Kosovës për të angazhuar autoritetet lokale në sigurimin e zbatimit të zotimeve për qeverisjen e gjelbër.

U mbajt prezantimi me titull PROJEKTET E GJELBRA, KOMUNA KAÇANIK, PREMTIMET E KRYETARIT me fokus, Ndërtimi i stazës së çiklizmit Kaçanik – Hani Elezit, përgjatë lumit Lepenc, ku është ky projekt në cilën fazë të implementimit si dhe çka është bërë deri më tan inga të gjithë palët e implikuara? U diskutua për premtimet e gjelbra si dhe implementimet e tyre së bashku me organizatën partnere KDI.

Gjatë prezantimit të djeshëm prezent ishin mbi 50 pjesmarrës, pale interesi me rëndësi të veqantë në ruajtjen e mjedisit si dhe nxënës. Aty prezent i kishim partnerët nga KDI, instuticionet lokale së bashku me Kryetarin e komunës z. Besim Ilazi, drejtorë, përfaqësues nga opozita, Hendikos, drejtorë shkollash e mësimdhënës, KVLR, disa përfaqësues fshatrash, nga menaxhmenti i zjarrfikësve, Kryqi i kuq etj.

Projekti mbështetet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF) dhe zbatohet nga KDI në partneritet me 12 organizata partnere. OMM Gjethi është njëra nga OJQ-të partnere në këtë projekt në Komunën e Kaçanikut dhe implementues projekti në këtë komunë.