Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Në takimin e radhës së Grupit Punues u prezentua drafti Plani i Veprimit në Mjedis (me veprim klimatik) i zhvilluar në në të gjithë kapitujt e tij. Diskutimet dhe komentet u fokusuan si në profilin e Komunës, analizat mjedisore të cilat paraqesin situatën problematike të fushës dhe në fund bënë që propozimet për mbrojtje dhe zhvillim mjedisor të marrin kohë të konsiderueshme për tu kommentuar dhe diskutuar.
PVM e Komunës së Kaçanikut i ka të integruara edhe kontekstualizimin e ndryshimeve klimatike (çka është, çfarë e shkakton dhe si ndikon posaçërisht me nivelin lokal) dhe propozimet për adresimin e problematikës përmes reduktimit dhe adaptimit. Njëjtë si për mjedisin dhe natyrën, propozimet janë dhënë përmes veprimeve/ masave drejt një qëllimi të caktuar.
Duke avancuar mbi dokumentin e zhvilluar dhe takimit të para 3 muajve ku e diskutuam profilin e PVM-së së bashku me palët e interesit dhe publikun, në javën në vazhdim planifikojmë të hapim diskutimin publik para se të vazhdohet më tutje me procedurat e nevojshme. Ju inkurajojmë të qëndronii me ne për të planifikuar dhe mbrojtur/ zhvilluar së bashku mjedisin ku jetojmë.
Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.
IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).