Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Gjatë dy ditëve ta fundit OMM Gjethi ishte aktiv me një fazë shumë dinamike të implementimit të projektit “Ti shijojmë lumenjtë e Pellgut të Lepencit”.
Së pari u bë pregatitja e terrenit për fushen e basketbollit dhe volejbollit. U bë hapja e gropave si dhe u pregatit dhe kompletua baza nga betoni i armiruar dhe në fund u bë ngjyrosja më ngjyrë metali për mbrojtje nga korrozioni.
Sot me kreativitet u bë vendosja e dy tabelave informuese infografike për pjesën e parkut gjatë lumit Lepenc. Poashtu u vendosën edhe shenjat orientuese nga tri drejtime, njëri duke filluar nga qyteti i Kaçanikut, përkatësisht Stacioni i Autobusëve, dy, kyqja nga Rruga regjionale deri te Restoran Uda si dhe orientimi nga Ura e Banovinës drejt lokacionit të lokacionit Soponicë.
Tërë këto aktivitete të projektit në fjalë u koordinuan ngushtë nga Menaxheri i Projektit, u implementuan me sukses nga Koordinatori i Sektorëve i cili kontraktoi fuqi punëtore shtesë për kryerjen e punëve si dhe tërë kohën Drejtori Egzekutiv ishte pranë me sigurimin e materialeve dhe logjistikën duke përfshire transportin dhe elemente tjera kritike të kësaj faze të rëndësishme të projektit.
Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.
IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).
Komuna Kacanik
IWRM-K