Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Ngadalë, ngadalë … hapësira publike afër Lepencit në Soponicë/ Doganaj ka filluar të bëhet për tu shijuar prej të gjithë neve.
Rregullimi i vendit për piknik, shoqëri e rekreim me intervenim të butë dhe prezantim të strukturave minimale, të lehta si dhe mobileri parku, hap rrugën edhe për shumë rregullime tjera për të arritur të shfrytëzohet një vend shumë i mrekullueshëm që është vetëm një kënd i vogël që ofron natyra jonë e bollshme.
Me kreativitet, punë e përkushtim planifikojmë të arrijmë kombinimin sa më ideal mes elementeve bazë natyore si gjelbrimi dhe uji.
Gjethi do të vazhdojë edhe më tej me ide origjinale, risi dhe intervenim në përshtatshmëri me natyrën. Falenderojmë financuesit, gjethistët, vullnetarët, të angazhhuarit tjerë dhe mjedisdshësit që nuk u kursyen në kontributin e tyre. Gjithashtu ju falenderojmë që jeni me ne në javët në vazhdim për më të rejat e projekteve/ aktiviteteve tona.
Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.
IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).