Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

  • Rregullimin socio-mjedisor të hapësirës publike ngjitur Lepencit në Soponicë/ Doganaj me qëllim të shfrytëzimit të saj për socializim, pushim dhe rekreim;
  • Profilin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis ku do të prezantohen dhe diskutohen mjedisi lokal, problematikat lidhur me të dhe zgjidhjet e propozuara;

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi

Komuna Kacanik

IWRM-K

Diskutuam benefitet dhe çështjet mjedisore së bashku me bashkëvepruesit dhe palët e interesit drejt një zhvillimi sa më të madh dhe të balancuar.

Ishte Plani Lokal për Veprim në Mjedis (PLVM-profili) përmes të cilit shtjelluam çëhtjet dhe problematikat mjedisore duke diskutuar dhe propozuar zgjidhje konkrete për zhvillimin e mjedisit me synim që të mbrohet, shijohet dhe përfitohet prej tij.

Paralelisht diskutuam edhe dizajnin e propozuar për rrregullimin socio-mjedisor të hapësirës pubike përgjatë Lepencit në Doganaj/ Soponicë.

Falenderojmë të gjithë mikeshat dhe miqtë (institucionet qendrore legjislative, qeverinë lokale, shoqërinë civile, arsimin mjedisor dhe mjedisdashësit) që na nderuan me pjesëmarrje dhe diskutim rreth zhvillimit të vendit tonë.

Ju jemi mmirënjohës që jeni me ne dhe na ndiqni në javët në vazhdim rreth hartimit të mëtejmë të PLVM-së dhe punëve në terren për rregullimin e hapësirës publike të përzgjedhur.

Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.

IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).