Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Ndërtimi i jashtëligjshëm që e shndërroi Gjilanin në qytet pa lumë

“Gjethi” per ujërat kësaj radhe Gjilani….

“Kosova ka ligje që e rregullojnë shumë mirë këtë problematikë, Kosova ka probleme të mëdha me menaxhimin e ujërave dhe vetëm tani ka një iniciativë serioze për tu marrë me këtë problematikë”, thotë aktivisti i ambientit nga organizata joqeveritare ‘Gjethi’, Valon Raka, duke përmendur kështu ndëetimin e impiantit për ujërat e zeza.

Aktivisti i ambientit nga organizata joqeveritare ‘Gjethi’, Valon Raka

Tutje e cilëson mbulimin e Lumit “Mirusha” të Gjilanit, si projekt të dështuar.

Ai shton se “Gjilani e ka humbur mundësinë për të pasur një lum në mes të qytetit që qytetarët të shijojnë bukurinë që e ka nga natyra. Banorët e vjetër janë nostalgjik, kurse të rinjtë mund vetëm të shikojnë fotografitë nga e kaluara. Qyteti pa lum nuk është qytet i mirëfilltë. Qytetarët ku ka lumenj e dinë këtë më së miri”, tha Raka

“Ndoshta për momentin nuk ka pasur mundësi tjetër por edhe ky investim po del që të jetë i dështuar për disa arsye, së pari sheshi është i ndarë në dy pjesë dhe qytetarët ndihen konfuz kur të kalojnë nga njëra pjesë e sheshit në pjesën tjetër. Edhe pse një investim i kushtueshëm nuk e ka eliminuar tërësisht aromën e keqe në qytet”, deklaroi ai.

Në situatën e krijuar, ai beson se e vetmja zgjidhje është ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza”. “Mundësia e kthimit ekziston, pasi të përfundojë ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Kosovë. Gjilanit duhet të shqyrtojë mundësinë e kthimit të kësaj përroske – lumi të vogël në gjendjen e mëparshme në një atraksion për qytetarin gjilanas. Rast suksesi deri diku është mënyra se si Lumi “Lana” në Tiranë është kthyer në një gjendje më të pranueshme”, theksoi ai.