Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

IWRM-K, Komuna Kaçanik, OMM “Gjethi” – Takimi inicues i grupit punues të Planit Lokal për Veprim në Mjedis (PLVM)

IWRM-K

Komuna Kaçanik

Gjethi së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Kaçanikut si grup punues diskutuan për metodologjinë e hartimit të Planit Lokal për Veprim në Mjedis (PLVM) të Kaçanikut. PLVM është një dokument ku të dhënat dhe analizat trajtohen fillimisht në nivel strategjik për të vazhduar tutje me propozimet përmirësuese edhe në nivel të planit të veprimit. Përtej trajtimit të mjedisit në përgjithësi, në rastin tonë do të ketë fokus të veçantë edhe profili ujor për trajtim.

Metodologjia e punës do të konsistojë në përgatitje paraprake të materies me të dhëna të mbledhura nga sektorë dhe palë relevantë të përfaqësuara në Grup Punues të përcjellura me takime periodike të Grupit ku do të diskutohen dhe formalizohen pjesët e dokumentit dhe propozimet. Anëtarët e Grupit Punues konfirmuan angazhimin e tyre serioz për një fushë si të rëndësishme si mjedisi.

Të dy palët në takimet e mëhershme kishin identifikuar paraprakisht departamentet dhe palët që do të përfaqësohen në grup punues dhe që do të ftohen/ njoftohen në debatet publike. Përtej palëve bashkëpunuese, grupi punues përfshin edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga kommunitete të caktuara.

Hartimi i PLVM-së mbështetet nga Projekti “Shijoni Lumenjtë e Pellgut të Lepencit” i implementuar nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe i financuar nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.

IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicrra) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).