Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Si tashme tradicionalisht, Gjethi me financimin e KEP Trust shenoi Diten e Tokes 2023.
Kesaj radhe si tematike mjedisore ishte perzgjedhur “sfidat me ujin – pellgu i Lepencit”, per ndryshim nga viti 2022 kur ishte prezantuar dhe diskutuar problematikat me energjine dhe ndikimi ne mjedis, dhe ne vitin 2021 ishte diskutuar trashegimia kulturore dhe ruajtja/ zhvillimi i saj dhe ishin pastruar hapesirat e kalase se Kacanikut.
Tematika e sfidave me ujin kete viti filloi me tryeze te rrumbullaket ku u prezantuan iformacionet mbi pellgun e Lepencit, asetet kryesore, keqmenaxhimi nga niveli qendror veteqeverises duke filluar nga shfrytezimi problematik i resursit ujor (hidrocentralet si rast me eklatant) deri te ndotja me te madhe. Pjesemarresit u informuan mbi ate se ne cka konsiston keqmnexhimi duke filluar nga kapacitetet e uleta ne nivelin strategjik te planifikimit, munngesa e vizionit, perzgjedhja e projekteve qe nuk perfiton Kosova e deri te mungesa e monitorimit te projekteve te perzgjedhura dhe mungesa e monitorimit ne rastin e parandalimit te ndotjes.
Ne anen tjeter gjithashtu u treguan se si Gjethi eshte perpjekur te ndikoje duke kundershtuar degradimin ne pakthim te mjedisit dhe paralelisht duke dhene alternativa pozitive se si munde te ruhet dhe shfrytezohet resursi ujor ne te mire te publikut dhe komuniteteve.
Pas prezantimit vazhduan diskutimet e frytshme nga pjesmarresit: Komuna Kacanik, perfaqesuesit e Kompanive Rajonale te Ujesjellesit dhe Mbeturinave, Shoqates se Peshkatareve, Udheheqjes se KEP Trust – Dega ne Kacanik, anetaret e Gjethit, KVRL-se dhe te gjithe mjedisdashesit prezent.
Qellimi i debatit ishte ndarja e informacionnit dhe ndertimi i nje platforme te perbashket per te pasur mmundesi me te madhe kontributi ne nivelet e planifikimit dhe realizimit te projekteve/ aktiviteteve.
Pjesa e dyte e eventit vazhdoi me pastrimin e shetitoreve pergjate lumit Nerodime se bashku me KVRL Kacanik dhe nxenesit e dy shkollave te mesme te Kacanikut te cilet i falenderojme ne vacanti.
P.S. Per shkak te festes dhe fundjaves, kete vit Dita e Tokes u shenua me 20 prill ne vend te 22 prill.