Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

OMM “Gjethi” me sukses përfudoi serinë e trajnimeve dhe pjesmarrjen e vazhdueshme ne tryeza të rrumbullakëta, diskutime, analiza e debate për çështjen e ujërave në Kosovë në projektin “Promovimi i projektit të qasjes universale në ujë të pastër”. Në këtë seri gjashtë mujore të këtyre aktiviteteve përfundimi ishte certifikimi i pjesmarrësve si dhe secili entitet pjesmarrës do të inicoj një projekt për çështje ujore në rajonin përkatës. Ne kemi vendosur si OJQ që Lumi Nerodime të jetë në fokusin tonë si prioritet për shkak të gjendjes në të cilën gjindet.
Marrë prasysh se gjendja në ujërat e Kosovës është për brengosje, një seri trajnimesh ishin të nevojshme që të fuqizojnë palët e interesit që këto çështje të adresohen në mënyrën e duhur. Përveq kësaj, pjesmarrësit në këto aktivitete kishin mundësinë të bëjnë edhe rrjetëzimin që në aktivitetet dhe preokupimet e ardhshme të përkrahin njëri tjetrin.
Këto seri trajnimesh u mbajtën në lokacione ku pjesmarrrësit kishin kohë për të diskutuar dhe kishin në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, poashtu gjatë këtij projekti një seri takimesh ishin pjesë e aktiviteteve të projektit.
I tërë ky angazhim u krye me sukses në një periudhë gjashtë mujore.
Vlen të theksohet se ky projekt u përkrah nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe u zbatua nga Let`s Do it Peja





























