Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Takim konsultues me shoqërinë civile mbi temat që mbulohen nga Nën-komiteti për energji, mjedis, transport dhe zhvillim rajonal

OMM “Gjethi” mori pjesë në takimin e konsultimit të OSHC-ve në kontekst të Nën-komitetit të MSA për energji, mjedis, transport dhe zhvillim rajonal.

Takimi u mbajt me datë 17 mars, nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, Sheshi ‘Skënderbeu’, salla P38.

Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe marrjen e rekomandimeve nga ana e shoqërisë civile, lidhur me temat të cilat mbulohen nga Nën-komiteti për energji, mjedis, transport dhe zhvillim rajonal.

Nën-komitetet sektoriale të MSA mbahen çdo vit ndërmjet institucioneve të Republikë së Kosovës dhe atyre të BE-së për të diskutuar progresin dhe zhvillimet sa i përket politikave,  përafrimin e legjislacionit dhe aspekte tjera të reformave të ndërlidhura me integrimin evropian.

Në takim palët dakordohen për një varg masash specifike dhe konkluzione të përbashkëta.