Rregullimi i parkut rekreativ Zona turistike në Strazhë

Hyjnë në fazën finale punimet në rregullimin e parkut rekreativ

Zona turistike në Strazhë, së shpejti do të bëhet edhe me parkun rekreativ. Punimet në këtë projekt tashmë po finalizohen, ndërsa nga afër u përcollën nga Nënkryetari Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku.

Sipas menaxherit të projektit Arian Teneqja, projekti është duke u financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe do të kushtoj 107 mijë euro, ndërsa punimet tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.