Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Emri i projektit: “Përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara në seksionin nga Ura e Hazirit në Korzën e Kaçanikut”
Vendi: Kaçanik
Sponzori: Florian Illyrianhill
Furnizuesi: Fidanishtja “Ylli”
Implementuesi dhe përpiluesi i projektit: OMM “Gjethi”
Projekti “Përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara në seksionin nga Ura e Hazirit në Korzën e Kaçanikut” është një projekt që ka objektiv përmirësimin e hapësirave të gjelbëruara me infrastrukturën egzistuese me fillim nga Ura e Hazirit deri te Ura e Hakurudhës në njërën anë të korzës. Pas fazës së planifikimit si dhe caktimit të roleve mbrenda OJQ-së sonë u bë caktimi i aktiviteteve mbrenda projektit. Menjëherë kemi bërë kërkesën zyrtare tek zyrtarët komunal. Së pari u identifikuan fidanet adekuate të cilat do të mbillen, pas një vizite studimore në njërën nga oazat në Kosovë, përkatësisht në fshatin Koretin. Pastaj u caktuan afatet optimale dhe u konsultuam mbrenda organizatës se kur është koha ideale për mbjelljen e fidaneve. U bë identifikimi i implementuesve të projektit dhe u lidhen marrëveshjë specifike me detyrat e veqanta. Poashtu u koordinuan punët për sigurimin e letfave për përforcimin e fidaneve deri në fazën e zhvillmit të tyre të plotë dhe u bë montimi i tyre. Në vazhdim u bë edhe sigurimi i shiritit lidhës për këto fidane me ngjyrë dalluese për të sinjalizuar qytetarët se fidani është i ndjeshëm dhe sensitiv deri në zhvillmin e duhur.
Rajoni i komunës së Kaçanikut ka vende specifike ku qershia është një frut pranveror i cili rritet shumë mirë dhe ka rajone në Kaçanik ku njihen për kultivimin dhe rritjen e këtij fruti interesant. Dihet se fshati Dubravë është shumë i njohur në lidhje me qershitë, por ka edhe vende ku njihen si vende ku ka sasi konsiderueshme të trupave të qershisë si në stanet e Bobit dhe Kukajve. Ka shumë vende në botë ku ky lloj fruti ka një specifikë interesante, psh: në Japoni egziston muaji i “Lulëzimit të qershisë” si një atraksion turistik në fund të muajit prill dhe ne fillim të muajit maj. Kjo festë ka karakteristikë ngjyrën e luleve pembe si një simbol i rilindjes dhe verës që po vie.
Kësaj radhe u vendos që për furnizim të mirret një prodhues lokal për të përkrahur bizneset në Republikën e Kosëovës si një përkrahje simbolike për prodhimet vendore. Furnizuesi ishte prodhuesi nga fshati Koretin në Komunën e Kamenicës përkatësisht kompania e z. Sinan Dërvishi FIDANISHTJA ” YLLI ” biznes individual.
Financues apo sponsor i vetëm i këtij projekti është z. Florian Illyrianhill, kaçanikas me vendbanim në Suedi, dmth financuesi është nga diaspora. Floriani është një entuziast i natyrës si dhe përkrahës i aktiviteteve tona që i kemi mbajtur në të kaluarën ku edhe disa herë ka marrë pjesë në aktivitetet tona të hikingut poashtu.
OMM “Gjethi” i falenderon të gjithë palët e interesit, si dhe kërkon që këto fidane që tashmë janë prone publike të ruhen dhe të shijohen nga të gjithë banorët e komunës sonë.