Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Prezantimi i programit Green Economy Financing Facilities (GEFF)

OMM “Gjethi” si bashkëpuntor nëpërmjet institucionit mikrofinanciar KEP Trust dhe IAAP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka ” bashkë organizoi prezantimin/workshopin dhe prezantoi Green Economy Financing Facilities (GEFF) apo Lehtësira në financimin e Ekonomisë së gjelbër e cila mbështet bizneset dhe pronarët e shtëpive që dëshirojnë të investojnë në teknologjitë e gjelbra, efiçiencën energjetike dhe në burimet e ripërtrirshme për shfrytëzues individual. Ky financim mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Prezent kishte edhe nga komuniteti i bizneseve lokale që shprehën interesim të madh në këtë takim.
💶 Programi GEFF operon nëpërmjet një rrjeti prej më shumë se 140 institucioneve financiare lokale në 26 vende të mbështetura nga më shumë se 4 miliardë euro financa nga BERZH. Kjo u ka mundësuar më shumë se 130,000 klientëve që kolektivisht të shmangin pothuajse 7 milion ton emetim CO2 në vit.
💶 GEFF shkon përtej ofrimit të linjave të thjeshta të financimit. Një ekip bankierësh dhe menaxherësh teknikë programesh me përvojë të BERZH-it siguron cilësi dhe inovacion të qëndrueshëm në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve GEFF. Përveç kësaj, shërbimet këshillimore janë në dispozicion për të ndihmuar institucionet financiare pjesëmarrëse dhe klientët e tyre të përmirësojnë praktikat e tyre të tregut.
♻️ Organizata jonë përkrahë të gjitha iniciativat që janë në të mirë të mjedisit, për një zhvillim të qëndrueshëm si dhe për një investim me një kosto më të përballueshme marrë problematikën energjetike në Evropë momentalisht e posaqërisht në Kosovë.
🏫 Në fund vizituam punëtoritë në dhe IAAP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka ” si një model i suksesshëm i ngritjeve të kapaciteteve teknologjike në rajonin tone.
⚡ Ky organizim financiar i mbulon shepzimet e efiçencës energjetike prej 15-20 të kostos së përgjithshme dhe u mundësua nëpërmjet KEP.