Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju raportet zyrtare të aktiviteteve tona në Kaçanik dhe Ferizaj! Ky rrugëtim shndërroi mbi 150 nxënës në “Shkencëtarë Qytetarë”, të cilët përmes diskutimeve rreth menaxhimit të ujit dhe analizave kimike të lumit Nerodime dëshmuan se rinia është forca lëvizëse e mbrojtjes së mjedisit. Për më shumë, këto raporte pasqyrojnë një përkushtim të jashtëzakonshëm për të ardhmen e qëndrueshme të rajonit tonë.
Më poshtë gjeni detajet e plota dhe gjetjet e projektit “Acqua Ambassadors” në linqet e mëposhtme. Faleminderit nxënësve, stafit arsimor dhe partnerëve tanë që e bënë këtë mision të mundshëm! Bashkë po ndërtojmë një kulturë të re të kujdesit ndaj ujit.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).