Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë


Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Ujit, bashkuam forcat me drejtorë/zyrtarë komunalë, asambleistë (Komuna e Kaçanikut) dhe përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile në Kaçanik për të diskutuar dokumentin punues të Letrës me Rekomandime për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore. Në fokus të bisedës ishte profili i pellgut të lumit Lepenc, duke analizuar potencialin e ndërlidhjes mes katër komunave dhe sfidat kritike si ndotja, degradimi i shtretërve dhe çështjet e ujërave atmosferik (që si pasojë kemi vërshimet dhe thatësirat). ![]()
![]()
Ky bashkërendim i forcave shërben si bazë për kapitujt e radhës, ku do të detajohen rekomandimet konkrete në nivel të politikave propozuese dhe projekteve kapitale. Synimi ynë mbetet i qartë: mbrojtja e ekosistemit dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm përgjatë gjithë pellgut Lepencit. Bashkë drejt zgjidhjeve afatgjata! ![]()
![]()
Projekti “Ambasadorët e Ujit: Krijimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit” mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).
#iwrmkosovo#watermanagementkosovo



