Shndërrojmë idetë e gjelbra në realitet!

Sapo përfunduam një punëtori kreative ku nxënësit tanë prezantuan zgjidhje inovative për menaxhimin e ujit në oborrin e Gjimnazit “Skënderbeu”, i cili u përzgjodh pas vlerësimit të propozimeve nga partnerët tanë dhe komuniteti. Disa nga idetë që nxënësit prezantuan ishin: kopshtet e shiut (raingardens), bioswales dhe sisteme për grumbullimin e ujit të shiut.

Një falënderim i madh për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit “Skënderbeu”, Shkollës Profesionale dhe SHFMU “Emin Duraku”, si dhe përfaqësuesit nga Komuna e Kaçanikut, Skat Consulting Ltd./ IWRM-K dhe Democracy Plus për mbështetjen e tyre. Ky bashkëpunim është thelbësor për krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm.

Puna vazhdon me hapa konkretë! Hapi i radhës është analiza e propozimeve nga të katër grupet punuese për të krijuar një projekt të integruar që do të diskutohet para se të kalojmë në dizajnin final dhe implementimin teknik në terren. Së bashku po ndërtojmë një komunitet të përgjegjshëm dhe të zgjuar ndaj mbrojtjes së ujit! 🌍💧

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#gjethi#acquaambassadors

#iwrmkosovo#watermanagementkosovo