Auditimi i Ujit: Inovacion dhe Praktikë me “Ambasadorët e Ujit”

💧
🔬

Sot shndërruam sallën e Gjimnazit “Skënderbeu” në një laborator të vërtetë! 🧪

Në kuadër të projektit “Ambasadorët e Ujit”, u mblodhëm me nxënës të shkollave të mesme, të cilët u angazhuan për të audituar kualitetin e ujit në nivel shkollor.

Nga teoria në praktikë ata analizuan mostrën e marrë nga Nerodimja! Nxënësit tanë matën me mjeshtëri parametrat jetikë të ujit: pH, EC, TDS, Temperaturën, Oksigjenin dhe Nitratet/Fosfatet. Aty pati edhe një demonstrim teknik mbi marrjen e mostrës dhe matjen e turbiditetit, që e ktheu këtë trajnim në një eksperiencë unike!

Me kaq shumë pasion dhe kureshtje për të mësuar – këta janë me të vërtetë shkencëtarët e së ardhmes që do të mbrojnë ujërat tona!

Një falënderim i madh për stafin mikpritës të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik për bashkëpunimin dhe hapësirat e ofruara.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#Gjethi#AcquaAmbassadors

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo