Fillimi i projektit AMBASADORËT E UJIT

Udhëtimi drejt një uji të qëndrueshëm: Fillimi i projektit AMBASADORËT E UJIT

💧Projekti “Ambasadorët e Ujit – Ndërtimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit” i zbatuar nga OMM Gjethi nisi një kapitull të ri për komunitetin tonë përmes punëtorisë “Nga koncepti në veprim”, me rreth 50 pjesëmarrës nga komunitetet pranë zonave ujore, qeveria lokale e Kaçanikut, KRU Bifurkacioni, shoqëria civile nga Kaçaniku e Ferizaj, diaspora dhe mbështetës si KEP Trust, Bonevet, KFOR, Policia e Kosovës, KDI, Demokraci Plus dhe stafi i Gjethit.

Diskutimet trajtuan sfidat e menaxhimit të ujit dhe idetë e komunitetit, ndërsa u prezantuan objektivat e projektit me fokus tek përfshirja e shkollave dhe nxënësve të Ferizajt dhe Kaçanikut.📝🏫💡

🤝 Synimi: një model i ri menaxhimi të ujërave dhe rrjet infrastrukturor i gjelbër që frymëzon komunitetet dhe shkollat.

Qëndroni me ne për më shumë foto dhe lajme mbi progresin dhe rezultatet! 📷

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo