(IWRM-K) PH2 – Acqua Ambasadors

Acqua Ambassadors: Building a Water-Smart Community

🌊✨ Një rrugëtim i ri inspirues për menaxhimin e ujit në Kaçanik dhe Ferizaj! ✨🌊

Jemi jashtëzakonisht krenarë të ndajmë me ju lajmin e madh: 🚀🤩 Në kuadër të Programit IWRM-K, OMM Gjethi ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me Skat Consulting ltd. për zbatimin e projektit “Acqua-Ambassadors: Ndërtimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit”! 💧🌿

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ambicioz për t’u bërë së bashku qytetarë më të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për fuqinë e ujit! 🚰💡

🔥 Çfarë do të ndodhë? 🔥

• Integrim i parimeve të menaxhimit të ujit në vendimmarrjen lokale – për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme! 🌍💪

• Krijimi i hapësirave të gjelbra të atilla për të luftuar përmbytjet dhe për të pastruar ujërat tona të çmuara! 🌺🌧️

• Mobilizim i komuniteteve dhe shkollave – duke nxitur brezat e rinj të jenë roje dhe mbrojtës të ujit! 👩‍🎓👨‍🎓

• Përdorim i teknologjisë së avancuar për kursimin e ujit – për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm! 💻🔧

• Kultivimi i ndjeshmërisë mjedisore në çdo fshehtësi të jetës së përditshme – sepse Uji është i yni dhe e kemi përgjegjësinë ta mbrojmë! 🌎🌊

Bashkë për një komunitet që ka ujin jetë, që mëson, vepron dhe e ndjen përgjegjësinë për të ardhmen! 👫💙

Qëndroni me ne në vazhdimësi për më të rejat nga projekti.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

#iwrmkosovo, #watermanagementkosovo

28 gusht 2025

Udhëtimi drejt një uji të qëndrueshëm: Fillimi i projektit AMBASADORËT E UJIT

💧Projekti “Ambasadorët e Ujit – Ndërtimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit” i zbatuar nga OMM Gjethi nisi një kapitull të ri për komunitetin tonë përmes punëtorisë “Nga koncepti në veprim”, me rreth 50 pjesëmarrës nga komunitetet pranë zonave ujore, qeveria lokale e Kaçanikut, KRU Bifurkacioni, shoqëria civile nga Kaçaniku e Ferizaj, diaspora dhe mbështetës si KEP Trust, Bonevet, KFOR, Policia e Kosovës, KDI, Demokraci Plus dhe stafi i Gjethit.

Diskutimet trajtuan sfidat e menaxhimit të ujit dhe idetë e komunitetit, ndërsa u prezantuan objektivat e projektit me fokus tek përfshirja e shkollave dhe nxënësve të Ferizajt dhe Kaçanikut.📝🏫💡

🤝 Synimi: një model i ri menaxhimi të ujërave dhe rrjet infrastrukturor i gjelbër që frymëzon komunitetet dhe shkollat.

Qëndroni me ne për më shumë foto dhe lajme mbi progresin dhe rezultatet! 📷

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo

2 tetor 2025

Çfarë dite frymëzuese në Aktivitetin Interaktiv për të Rinjë: Ambasadorët e Ujit!

Nxënësit nga shkollat e mesme dhe fillore të Kaçanikut, mësuesit dhe partnerët e komunitetit u bashkuan për të eksploruar ekosistemet e ujit dhe për të ideuar hapa konkretë për të vepruar në shkolla dhe komunitet. Kreativiteti dhe puna në grup me të vërtetë ngjyrosi atmosferën me energji të jashtëzakonshme! 🌍💡

Pikat kryesore:

• Nxënësit udhëhoqën identifikimin e burimeve të ndotjes dhe propozuan masa të reja për reduktimin e saj, duke përfshirë planifikime praktike për ndërtimin e Infrastrukturës së Gjelbër në afërsi të shkollave dhe në komunitet. 🌿🛤

• U prezantuan ide për eficiencën e ujit në shkolla, duke përfshirë ide rinovuese që kursejnë ujin dhe përmirësojnë kualitetin e mjedisit në shkolla. 🚰✨

• Diskutime interaktive mbi Infrastrukturë të Gjelbër (raingardens, bioswale, etj.) të përshtatura me realitetin lokal dhe nevojat e menaxhimit të ujit. 🏞️💧

Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit, mësuesit dhe partnerët. Ndiqni punën tonë në rrjetet tona sociale për tu informuar për aktivitetet e ardhshme dhe mundësitë për të marrë pjesë. . Sot dhe për të ardhmen, po kthejmë dijen në veprim për një vend më të shëndetshëm dhe më të pastër! 📣🌱

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#Gjethi#AcquaAmbassadors

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo

Auditimi i Ujit: Inovacion dhe Praktikë me “Ambasadorët e Ujit” 💧🔬

Sot shndërruam sallën e Gjimnazit “Skënderbeu” në një laborator të vërtetë! 🧪

Në kuadër të projektit “Ambasadorët e Ujit”, u mblodhëm me nxënës të shkollave të mesme, të cilët u angazhuan për të audituar kualitetin e ujit në nivel shkollor.

Nga teoria në praktikë ata analizuan mostrën e marrë nga Nerodimja! Nxënësit tanë matën me mjeshtëri parametrat jetikë të ujit: pH, EC, TDS, Temperaturën, Oksigjenin dhe Nitratet/Fosfatet. Aty pati edhe një demonstrim teknik mbi marrjen e mostrës dhe matjen e turbiditetit, që e ktheu këtë trajnim në një eksperiencë unike!

Me kaq shumë pasion dhe kureshtje për të mësuar – këta janë me të vërtetë shkencëtarët e së ardhmes që do të mbrojnë ujërat tona!

Një falënderim i madh për stafin mikpritës të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik për bashkëpunimin dhe hapësirat e ofruara.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#Gjethi#AcquaAmbassadors

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo

Është kënaqësi të shohësh të rinjtë që kthehen në Ambasadorë të Ujit! 💧🌍

Përjetuam një tjetër ditë të mbushur me frymëzim dhe bashkëpunim në punëtorinë e dytë interaktive, këtë herë në Komunën e Ferizajt! 🌟 Nxënësit dhe stafi i shkollave, komuniteti, OJQ-të dhe administrata komunale u bashkuan për të vazhduar misionin e përbashkët për një mjedis më të pastër, duke u fokusuar në menaxhimin më të mirë të ujit.

Nxënësit identifikuan burimet e ndotjes së ujit dhe propozuan masa konkrete për efiçiencën e ujit në shkolla dhe komunitet. Përveç kësaj, ligjëratat interaktive shërbyen si një platformë ku të gjithë thelluan njohuritë rreth menaxhimit të integruar të ujit, veçanërisht përmes zbatimit të infrastrukturës së gjelbër.

Një falënderim i veçantë shkon për Komunën e Ferizajt dhe Drejtorinë e Arsimit për gatishmërinë e tyre dhe punën e përbashkët! Dhe ky është vetëm fillimi.

Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

IWRM-K

#Gjethi#AcquaAmbassadors

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo

Auditimi i ujit vazhdon! 💧 Ferizaj i shtohet laboratorit të “Ambasadorëve të Ujit”

Jemi të ngazëllyer të njoftojmë se udhëtimi ynë me “Ambasadorët e Ujit” u ndal sot në Ferizaj, duke shndërruar sallën e Gjimnazit Natyror “Kuvendi i Arbrit” në qendrën tonë të re të analizës! 🔬🧪

Ky sesion bashkoi nxënësit e këtij Gjimnazi si dhe Shkollës së Mesme Profesionale, të cilët u përfshinë në një auditim të thelluar të kualitetit të ujit.

Nxënësit demonstruan aftësi të jashtëzakonshme duke analizuar me përpikëri mostra të ujit. Ata matën me saktësi parametra kyç si pH, Përçueshmëria Elektrike (EC), Shkallët e Ngurta të Tretshem (TDS), Temperatura, Oksigjeni i Tretshëm, dhe nivelet e Nitrateve/Fosfateve. Për më tepër, ata u trajnuan për teknikën e marrjes së mostrës dhe matjen e turbullirës – aftësi bazë për çdo profesionist të ujit!

Entuziazmi dhe kureshtja e tyre dëshmuan edhe një herë se rinia është mbrojtësi potencial më i mirë i resurseve tona ujore. 🏞️

Një falënderim i përzemërt shkon për: Nxënësit e Ferizajt për angazhimin dhe seriozitetin e tyre, Stafin mikpritës të Gjimnazit Natyror “Kuvendi i Arbrit” për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe Drejtorinë e Arsimit/Komuna e Ferizajt për mbështetjen e vazhdueshme në edukimin mjedisor dhe realizimin e projektit.

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#Gjethi#AcquaAmbassadors

#IWRMKosovo#WaterManagementKosovo

Rrugëtimi 9-vjeçar i angazhimit të rinisë/nxënësve 🧑‍🎓🤝

Organizata (OMM) Gjethi pati kënaqësinë të jetë nikoqir i takimit “Përgatitja e Kujdestarëve Mjedisor”, duke shpalosur angazhimin 9-vjeçar të rinisë dhe nxënësve në projektet tona.

Prezantimi dhe diskutimi interaktiv që pasoi theksuan përfshirjen e tyre në të gjitha fazat:

1. Planifikimi Strategjik & Dizajnimi: Inputet për PVM-në dhe politika të ngjashme, deri te dizajni i hapësirave publike.

2. Veprimi në Terren: Mbjellja/mirëmbajtja e bimëve dhe rregullimi i mobilerisë (ulëse/tavolina);

3. Edukimi & Shkenca Qytetare 📚💧: Orë mjedisore dhe auditimet e ujit.

Takimi priti përfaqësues nga IWRM-K dhe Skat, si dhe partnerë kyç si Profesionistët e Rinj të Ujit, OJQ-të partnere @CSD/Graçanica dhe CEDE/Drenas 🌍, me këta të fundit të cilët ndanë edhe përvojat e tyre në këtë fushë. Falë Democracy Plus që lehtësoi takimin, diskutimi ishte shumë interaktiv dhe frymëzues!

Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në këtë diskutim të rëndësishëm! 🙏

Takimi është pjesë e Menaxhimit të Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#gjethi#acquaambassadors

#IWRMKosovo#watermanagementkosovo

🌊 Shndërrojmë idetë e gjelbra në realitet! 🌿

Sapo përfunduam një punëtori kreative ku nxënësit tanë prezantuan zgjidhje inovative për menaxhimin e ujit në oborrin e Gjimnazit “Skënderbeu”, i cili u përzgjodh pas vlerësimit të propozimeve nga partnerët tanë dhe komuniteti. Disa nga idetë që nxënësit prezantuan ishin: kopshtet e shiut (raingardens), bioswales dhe sisteme për grumbullimin e ujit të shiut.

Një falënderim i madh për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit “Skënderbeu”, Shkollës Profesionale dhe SHFMU “Emin Duraku”, si dhe përfaqësuesit nga Komuna e Kaçanikut, Skat Consulting Ltd./ IWRM-K dhe Democracy Plus për mbështetjen e tyre. Ky bashkëpunim është thelbësor për krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm.

Puna vazhdon me hapa konkretë! Hapi i radhës është analiza e propozimeve nga të katër grupet punuese për të krijuar një projekt të integruar që do të diskutohet para se të kalojmë në dizajnin final dhe implementimin teknik në terren. Së bashku po ndërtojmë një komunitet të përgjegjshëm dhe të zgjuar ndaj mbrojtjes së ujit! 🌍💧

Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

IWRM-K

#gjethi#acquaambassadors

#iwrmkosovo#watermanagementkosovo

Forcimi i qëndrueshmërisë së ujit në Kosovë, një shkëmbim bashkëpunues mes shoqërisë civile në Kosovë.

Takimi i fundit midis OMM Gjethi dhe REC – Reconciliation Empowering Communities shënoi një hap të rëndësishëm përpara për avokimin mjedisor në Kosovë, duke bashkuar ekspertizën teknike me fuqizimin e komunitetit. Gjatë këtij shkëmbimi, OMM Gjethi ndau përvojat kyçe nga projekti “Ambasadorët e Ujit”, duke u fokusuar në përgatitjen e Letrës me Rekomandime për integrimin e Mjedisit dhe Ujit në planifikimin lokal. U diskutua gjerësisht mbi vizionin strategjik “Lidhja e Lepencit” dhe rëndësinë e bazimit të politikave publike në diagnoza reale ekologjike, duke ofruar një model se si shoqëria civile mund të udhëheqë reformat në qeverisjen lokale të ujërave.

Një pikë qendrore e takimit ishte prezantimi i procesit të bashkë-dizajnimit të infrastrukturës së gjelbër dhe masave të efiçiencës, ku nxënësit lokalë po veprojnë si arkitektë të mjedisit të tyre. OMM Gjethi shpjegoi detajet teknike të planifikimit të sistemeve të kombinuara “raingarden” dhe “bioswale” në Kaçanik dhe Ferizaj, si dhe implementimin e grumbullimit të ujit të shiut për ujitje. Ky bashkëpunim tregoi se si përfshirja aktive e rinisë në zgjidhjet e bazuara në natyrë siguron qëndrueshmëri afatgjatë dhe krijon një model të shkallëzueshëm për rajonet e tjera, duke shndërruar menaxhimin e ujit në një urë bashkëpunimi dhe kohezioni social.

U diskutua edhe për prioritetet strategjike për të siguruar ndikim afatgjatë, si dhe për iniciativat eventuale të ardhshme të ujit.