Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100
Orari
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë
Rrafshi i Lepencit tashmë një vend ku së bashku me freskinë dhe natyrën magjepsëse të bregut të lumit, mundësohet edhe shijimi i tyre përmes hapësirave të përshtatura për aktivitete sociale dhe rekreative.
Produkti i projektit i shprehur si hapësirë e pështatur enkas, dru dekorativ shelgu të mbjelluar, mobileri parku e instaluar (ulëse, tavolina), struktura sportive (basketboll the volejboll plazhi) si dhe këndi i kulinarisë tradicionale; tashmë i finalizuar si komponentë fizike e rregullimit të infrastrukturës socio-mjedisore, mundëson rezultatet reale si një alternative shembull për qëndrim familjar/ piknik në flladin e Lepencit gjatë vapës së verës, sicializim përmes rrezitjes dhe përgatitjes së udhqimeve të ndryshme, turne sportive (volejboll plazhi dhe të ngjashme), ahengje dhe ndeja gjatë verës, takime dhe diskutime me palë interesi si dhe shumë organizime kulturo-sociale dhe sportive.
Si shembull, projekti gjithashtu hap rrugë për vazhdimin e fazave të mëtejme të rregullimit dhe përshtatjes së hapësirës me sipërfaqe të bollshme.
OMM Gjethi si implementues i projektit falenderon komunitetin e zonës, fiancuesit e projektit, palët e interesit të anngazhuara dhe të gjitha ata që na mbështesin vazhdimisht edhe në mirëmbajtjen e këtij produkti.
Vazhdoni të jeni me ne në planifikimin dhe zhvillimin e mjedisit tonë. Në ditët në vazhdimin kemi diskutimin publik të Planit për Veprim në Mjedis të Kaçanikut.
Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.
IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).