Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Auditimi social – BIRN dhe OMM Gjethi

Gjethi dhe Birn,

Historia e suksesit të mbikëqyrjes së projekteve nga komuniteti #KallxoPernime

Një grup i qytetarëve të trajnuar, për disa muaj u angazhuan në procesin e Auditimit Social në pesë projekte infrastrukturore.

Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS) bashkëfinanohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë.

Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS) synon të hapë të dhënat për një shqyrtim më të gjerë publik mbi performancën komunale dhe të iniciojë auditime sociale për të monitoruar ndikimin e projekteve të Grantit të Performancës Komunale tek qytetarët. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është të përfshijë organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët në kryerjen e auditimeve sociale për të monitoruar projektet e Grantit të Performancës Komunale të zbatuar nga komunat.