Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Projekti IWRM-K

PMV i Komunës Kaçanik

Ndamë dhe diskutuam së bashku informacionin mjedisor në kontekst të mbrojtjes, zhvillimit dhe përfitimit prej tij drejt një zhvillimi të balancuar. Krejt kjo gjatë debatit publik për Planin e Veprimit në Mjedis (PVM) të Komunës së Kaçanikut.

Falenderojmë bashkëpunëtorët e sektorëve të ndryshëm nga Komuna, Programin IWRM-K, shoqërinë civile, intelektualët e fushave të ndryshme, aktivistët, komunitetet dhe publikun/ mjedisdashësit për pjesëmarrje dhe kontribut të drejtpërdrejtë.

Në ditët në vijim do të ndajmë me të gjithë ju draft-Planin e Veprimit në Mjedis për të marrë kontribut edhe më tej nga palët e interesit për dokumentin i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë.

Hartimi i PVM-së ishte pjesë e projektit “Shijoni Lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili u implementua nga Gjethi dhe u financua nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut. IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).

Aplikacioni digjital i projektit.

Pjesa e rregullimit të Rrafshit të Lepencit Soponicë

Gjatë dy ditëve ta fundit OMM Gjethi ishte aktiv me një fazë shumë dinamike të implementimit të projektit “Ti shijojmë lumenjtë e Pellgut të Lepencit”.

Së pari u bë pregatitja e terrenit për fushen e basketbollit dhe volejbollit. U bë hapja e gropave si dhe u pregatit dhe kompletua baza nga betoni i armiruar dhe në fund u bë ngjyrosja më ngjyrë metali për mbrojtje nga korrozioni.

Sot me kreativitet u bë vendosja e dy tabelave informuese infografike për pjesën e parkut gjatë lumit Lepenc. Poashtu u vendosën edhe shenjat orientuese nga tri drejtime, njëri duke filluar nga qyteti i Kaçanikut, përkatësisht Stacioni i Autobusëve, dy, kyqja nga Rruga regjionale deri te Restoran Uda si dhe orientimi nga Ura e Banovinës drejt lokacionit të lokacionit Soponicë.

Tërë këto aktivitete të projektit në fjalë u koordinuan ngushtë nga Menaxheri i Projektit, u implementuan me sukses nga Koordinatori i Sektorëve i cili kontraktoi fuqi punëtore shtesë për kryerjen e punëve si dhe tërë kohën Drejtori Egzekutiv ishte pranë me sigurimin e materialeve dhe logjistikën duke përfshire transportin dhe elemente tjera kritike të kësaj faze të rëndësishme të projektit.

Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit “Shijoni lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.

IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).

Komuna Kacanik

IWRM-K