Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Takimi i dytë punues i PLVM-së

IWRM-K

Komuna Kacanik

Sot më datën me datë 23.06.2023 nga ora 11:00 në Sallën e KPF-së umbajt takimi i dytë I radhës për hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis të Kaçanikut (PLVM).

Gjethi së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Kaçanikut si grup punues diskutuan në vazhdimësi dhe e analizuan dhe diskutuan Draft dokumentin e Planit Lokal te Veprimit ne Mjedis (PLVM). Drafti i parë u prezantua dhe pati diskutime konkrete në lidhje me problematikën mjedisore.

PLVM është një dokument ku të dhënat dhe analizat po trajtohen fillimisht në nivel strategjik për të vazhduar tutje me propozimet përmirësuese edhe në nivel të planit të veprimit. Përtej trajtimit të mjedisit në përgjithësi, në rastin tonë do të ketë fokus të veçantë edhe profili ujor për trajtim.

Deri më tani janë identifikuar tri fusha që janë objekt i mbledhjes së të dhënave në këtë fazë dhe grupi punues kanë bërë përparime në identifikimin e disa pikave strategjike të këtij dokumenti në teren por edhe në ndarjen e të dhënave egzistuese.

Të dy palët në takimet e mëhershme kishin identifikuar paraprakisht departamentet dhe palët që do të përfaqësohen në grup punues dhe që do të ftohen/ njoftohen në debatet publike. Përtej palëve bashkëpunuese, grupi punues përfshin edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga kommunitete të caktuara.

Hartimi i PLVM-së mbështetet nga Projekti “Shijoni Lumenjtë e Pellgut të Lepencit” i implementuar nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe i financuar nga Programi IËRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.

IËRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicrra) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).