Adresa
Rr "Sali Bajra" Sh Kulturëss.
Kaçanik, KS 7100

Orari 
e hënë - e premte: 9AM - 16PM
Vikend: nuk puonojmë

Gjetja e lokacionit për pushimoren në Lumin Lepenc

📅Të gjithë banorët përgjatë Lumit Lepenc ende i kanë të freskëta kujtimet gjatë sezonit veror, kur në të kaluarën e kemi shijuar së bashku lumin dhe jemi larë e rrezitur gjatë tërë sezonës verore. Ne synojmë që këtë lloj rekreacioni ta bëjmë realitet edhe njëherë dhe të gjithë së bashku të shijojmë brigjet e Lepencit kristalor.

✍️💪Gjatë aktiviteteve të javës së kaluar OMM “Gjethi” bëri disa vizita studimore në disa lokacione përgjatë brigjeve të lumit Lepenc. Si pjesë e projekti është edhe komponenta e rregullimit të një lokacioni në prona publike që qytetarët të kenë mundësi ta shijojnë Lumin Lepenc për plazh, rrezitje dhe peshkim legal. Si ide është që ky lokacion të jetë pronë e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë të kenë qasje pa ndonjë shpenzim gjatë rekreacionit, duke e prezantuar konceptin e integruar të ujërave, si një trend i ri që po vendoset në Republiken e Kosovës.

🏞️Gjatë këtyre vizitave u morrën parasysh disa elemente të cilat janë pjesë thelbësore e projektit “T’i shjijojmë brigjet e pellgut të lumit Lepenc”. Së pari qasja e lehtë në vendin e pushimit, parkingu, potenciali i një pjese të lumit që te jetë i pastër dhe me ndotje minimale, të ketë miratimin e banorëve lokal. Vlen të theksohet se deri më tani kemi pasur edhe takime me përfaqësues të fshatrave dhe i kemi njoftuar me komponentën e aktivitetit të projektit në fjalë.

🌊🚧 Rregullimi I një pjese për shfrytëzim nga qytetarët përgjatë brigjeve të Lumit Lepenc përndryshe është pjesë e projektit “Shijoni Lumenjtë e Pellgut të Lepencit” i implementuar nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe i financuar nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.

IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicrra) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).